Telegrafi

Humbja e tretë me radhë – Arsenali mposhtet edhe nga Burnley, skuqet Granit Xhaka

Foto: Burnley FC/Twitter

Arsenali ka përjetuar edhe humbjen e tretë radhazi në këtë edicion të Ligës Prmeier, pasi është mposhtur në shtëpi nga Burnley me rezultat 0-1.

Edhe pse pjesa e parë kishte rastet e saja, të dy skuadrat nuk i shfrytëzuan ato dhe portat mbetën të paprekura.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë të tmerrshme për The Gunners, pasi Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të.

Lexo po ashtu E kapi për fyti lojtarin kundërshtar, Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq

Edhe për më keq, Arsenali u fundos nga një auto-gol i Pierre-Emerick Aubameyang (73′), duke thelluar kështu krizën.

Skuadra londineze tentoi të rikthehej, mirëpo ishte e kot, pasi që mysafirët kishin një motiv të madh për tri pikë.

Pas javës së 12-të, Arsenali gjendet në vendin e 15-të me 13 pikë, derisa në xhiron e 13-të do të kenë punë me Southamptonin që po kalon nëpër një super formë. /Telegrafi/