Humbja e Real Madridit nga Tottenhami ishte me të vërtet historike.
Klubi mbretëror spanjoll e pa ecurinë e mrekullueshme të fazës grupore duke marrë fund nga Tottenhami që fitoi me rezultat 3-1.
Dy gola nga Dele Alli dhe një nga Eriksen vulosën fitoren për Spurs dhe kualifikimin e tyre në fazën e nokautit.
Për kampionin aktual të Evropës kjo humbje ishte më e thella që nga nëntori i vitit 2008 ku mbretërit pësuan humbje me rezultat 2-0 nga Juventusi në fazën grupore.
Po ashtu, kjo është humbja e parë në fazën grupore për Real Madridin që nga tetori i vitit 2012, ku mbretërit pësuan humbje në këtë fazë 2-1 nga Dortmundi.
Ekipi i Zidanes që humbi 2-1 nga Girona në La Liga në fundjavë tash ka dy humbje rresht në të gjitha garat për herë të parë që nga janari, ku Los Blancos u mopshtën nga Sevilla në kampionat dhe Celta Vigo në Copa del Rey.
Real Madridi këtë fundjavë pret Las Palmasin në Bernabeu ku do të kërkojë rikthimin te fitoret. /Telegrafi/