Chelsea e ka regjistruar humbjen e shtatë në Ligën Premier duke pësuar nga Fulhami në Craven Cottage, në ndeshjen e mbetur nga java e shtatë në kampionatin anglez.
Rezultatin e zhbllokoi Willian (25’), i cili bëri gjithçka vet për t’i shënuar ish-skuadrës së tij, ndërsa refuzoi të festonte golin.
Kalidou Koulibaly ishte në vendin e duhur në kohën e duhur duke shfrytëzuar një top të kthyer, të cilin e futi në rrjetë për t’i barazuar shifrat (47’).
Në minutën e 62-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi transferimi i ri, Joao Felix, u përjashtua me karton të kuq.
Andreas Pereira tregoi teknikë të shkëlqyer duke dhuruar një harkim në zonë, të cilin e priti Carlos Vinicius për ta rikthyer epërsinë e vendasve me kokë (73’).
Pas kësaj humbjeje, Chelsea mbetet në vend të dhjetë me 25 pikë, derisa Fulhami është ngritur në kuotën e 31 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në tabelë. /Telegrafi/
Willian goal vs Chelsea. DM me for a streaming link to watch complete game #ChelseaFC #FulhamFC #Willian #EPL pic.twitter.com/ir2VUzKSh4
— IPTV Plug (@iptvplug2023) January 12, 2023
GOAL!
Fulham 1-1 Chelsea
Kalidou Koulibaly CSO scores for Chelsea#FULCHE #PLhttps://t.co/RpCPTgodyT
— H/F (@hfworld_) January 12, 2023
GOAL Fulham 2-1 Chelsea (73 mins)
Fulham retake the lead as Craven Cottage erupts! Carlos Vinicius leaps high to steer a header into the far corner from Andreas Pereira's cross#FulChe #CFC #EPLhttps://t.co/jdYpoKEPAw
— 👑aKinG🔴⚪ (@akinG_Pro) January 12, 2023