Site icon Telegrafi

Humbja e parë dhe e vetme e kampionit të UFC-s, Kamaru Usman

Kampioni i peshës së mesme të lehtë në UFC, Kamaru Usman ka pësuar të vetmen humbje në MMA në përballjen e dytë të tij profesionale në karrierë.

Ylli 33-vjeçar ka arritur të dominojë më pas në UFC, duke vënë 15 fitore radhazi në Oktogon.

“Makthi Nigerian” e ka përmirësuar rekordin e tij në 17 fitore dhe një humbje në UFC 251 me fitoren kundër Jorge Masvidalit, me humbjen e vetme që kishte ndodhur para shtatë vitesh.

Kur ishte vetëm përballje e tij e dytë, Usman kishte pësuar disfatë nga Jose Caceres që kishte arritur të ngulfat atë në maj të vitti 2013.

Që nga atëherë, Usman kishte shënuar vetëm triumfe, e që arriti të fitonte edhe çmimin si më i miri në UFC në peshën e mesme të lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version