Një analizë e re e studimeve të coronavirusit konfirmoi se 77 për qind e pacientëve me coronavirus kanë përjetuan humbje të pjesshme ose të plotë të nuhatjes
Nga këto, 44 për qind e të anketuarve ishin të vetëdijshëm për humbjen e nuhatjes edhe pa testime.
– Kjo është njëra ndër simptomat më të hershme dhe gjithsesi para ngritjes së temperaturës. Humbja e ndjenjës së aromës vetvetiu më mirë parashikon diagnozën nga ngritja e temperaturës – thotë Nancy Rawson, biologe dhe nënkryetare e Monell Chemical Senses Center.
Humbja e shijes gjithashtu mund të ndodhë, mirëpo jo më pak është e shpeshtë dhe shpesh lidhet me humbjen e nuhatjes, transmeton Telegrafi.
Nuhatja mund të jetë e dëmtuar te personat me sëmundje të Parkinsonit apo të Alzheimerit, ndërsa te rastet e gripit jo edhe aq shpesh si te rastet e coronavirusit, rreth 60 për qind të të sëmurëve nga gripi u kthehet ndjenja e nuhatjes.
Rawson shton se humbja e ndjenjës së nuhatjes zvogëlon kënaqësinë e të ngrënit dhe mund të çojë në kequshqyerje.
Gjithashtu për shkak të humbjes së nuhatjes njerëzit nuk mund të dallojnë prishjen e ushqimit ose aromën e gazit.
Çuditërisht, njerëzit që kanë humbur nuhatjen e tyre shpesh kanë thënë se kanë pasur një ndjenjë më të vogël për të kontaktuar me të tjerët.
Rawson thotë se aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për të trajtuar humbjen e nuhatjes. /Telegrafi/