Christina Hendricks ka nxitur thashetheme se po merr një ilaç të diskutueshëm për diabetin me postimin e saj të fundit në Instagram.
Gjegjësisht, ditën e martë, aktorja ka publikuar fotografi, ku shfaqet me një fustan të zi të ngushtë, ku ka nxjerrë në pah figurën e saj të hollë.
Megjithatë, shumë fansa janë të bindur se pamja e saj e re është për shkak të ilaçit të njohur Ozempic, i cili ndihmon shumë njerëz të humbin peshë.
Edhe pse shumica ishin të mahnitur nga dukja e saj e re, të tjerët mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë në vetëm tre muaj. Megjithatë, përfaqësuesi për media i aktores nuk ka dashur t’i komentojë thashethemet.
Ndryshe, Hendricks po përgatitet të martohet me të fejuarin e saj, George Bianchini, pasi shpallën fejesën në muajin mars. Para tij, aktorja hollivudiane ishte e martuar me aktorin Geoffrey Arend për dhjetë vjet. /Telegrafi/