Një studim i ri i publikuar në revistën “Annals of Neurology” tregon se niveli i rritur i sheqerit në gjak në mënyrë selektive dëmton regjionet e trurit të cilat janë përgjegjëse për kujtesën. Si pasojë e kësaj vjen deri te zvogëlimi i aftësisë për të mësuar dhe humbja e kujtesës.
Duke u bazuar në këto rezultate shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak me anë të ushtrimeve të vazhdueshme dhe me anë të ushqimit të rregullt, mund t’i ndihmojë organizmit që të reagojë më mirë ndaj pasojave të plakjes.