Telegrafi

Humbja e katërt e Realit

Në pjesën e parë të takimit nuk u prekën rrjetat, ndërsa të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Porsa filloi gjysma e dytë (49’), Isco pranoi një top nga Joaqim për t’i gëzuar tifozët vendas.

Një autogol i Sergio Sanchez bëri që ndeshja të nivelizohej sërish (66’).

Mirëpo, në skenë doli Roque Santa Cruz, i cili shënoi dy gola të shpejtë (73’ dhe 76’) për të shokuar Mbretërit.

Karim Benzema riktheu shpresat e Los Blancos për një barazim pas asistimit të Mesut Oezil (82’), por deri në fund nuk pati gola të tjerë.

Kjo humbje e lë Real Madridin 16 pikë prapa liderit Barcelona, ndërsa në pjesën e mbetur të kampionatit do të luftojë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/