Telegrafi

Humbja e katërt e Chelseat

Ndeshja e zhvilluar në Goodison Park, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të vendasve.

Të parët në epërsi kaluan Blutë në minutën e 17-të, ndërsa realizues ishte Florent Malouda.

Njeriu i ndeshjes, Luis Saha barazoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa dështoi të krijonte epërsi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë.

Mirëpo, Saha e përmirësoi gabimin e tij në pjesën e dytë, kur arriti ta shënonte golin e epërsisë dhe të fitores për Evertonin. /Telegrafi/