Flokët tona përmbajnë mesatarisht 120 mijë qime, ndërkaq është e natyrshme që në ditë të bien deri në 100 sosh. Brenda një muaji flokët rriten mesatarisht gjysmë centimetri – më shpejt rriten verës sesa dimrit.
Ata të cilët vuajnë nga humbja e flokëve apo tullacëria mund ta trajtojnë përzierjen e vajit të nxehtë të ullirit, të cilit i shtohet një lugë e vogël mjaltë, një lugë të vogël kanellë (cinnamon) para larjes, përafërsisht për 15 deri në 20 minuta ta mbani në kokë, pastaj të lahen flokët.
Kjo masë është shumë efektive, nëse përdoret për një kohë të gjatë. /Telegrafi/