Valencia është treguar skuadër e fuqishme përballë Real Madridit në ndeshjen e mbetur në kuadër të La Ligas. Në përballjen e zhvilluar në Mestalla, ekipi vendas triumfoi me rezultat 2-1.
Ekipi vendas e nisi për mrekulli ndeshjen duke arritur te goli i epërsisë që në minutën e katërt. Simone Zaza realizoi një gol fantastik me rrotullim.
Loja e mirë e Los Che vazhdoi edhe në vijim dhe ata e dyfishuan avantazhin. Pas një aksioni mirë të organizuar, Fabian Orellana e gjeti rrjetën (9’).
Cristiano Ronaldo e ktheu skuadrën e tij në lojë me një gol të shënuar me kokë pas harkimit të Marcelos nga e majta (44’).
Në gjysmën e dytë, nikoqirët vazhduan të luanin mirë dhe të rrezikonin, ndërsa mysafirët e dëshiron golin e barazimit.
Përkundër presionit në minutat e fundit, Mbretërit nuk ia dolën që ta merrnin së paku një pikë nga kjo sfidë.
Kjo ishte vetëm humbja e dytë sezonale e Real Madridit në La Liga. Los Blancos vazhdojnë kryesimin në kampionatin spanjoll me një pikë më shumë se Barcelona, ndërsa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkaq, Valencia ngritet në pozitë të 14-të, me 26 pikë të arkëtuara.
Kundërshtari i radhës i Realit në kampionat është Villarreali, kurse Valencia luan kundër Alavesit. /Telegrafi/
https://twitter.com/MOTDmag/status/834462860998823941
https://www.youtube.com/watch?v=p6TSwDfbQM4