Real Madridi ka pësuar humbje minimale nga Getafe (1-0) në stadiumin Coliseum Alfonso Perez, ku u zhvillua ndeshja e javës së 20-të në La Liga.
Lideri i kampionatit spanjoll e mbylli pjesën e parë të takimit me disavantazh prej një goli.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e nëntë të takimit kur Enes Unal shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire, e rrëmbeu topin dhe e dërgoi në rrjetë.
Los Blancos vazhduan ta kërkonin golin e barazimit me rastet e Luka Modric e Lucas Vazquez, por nuk ia dolën dhe shkuan në pushëm me disavantazh.
As në pjesën e dytë, Mbretërit nuk ia dolën t’i ndryshonin gjërat dhe e mbyllën takimin me humbje.
Kjo ishte humbja e dytë sezonale e Real Madridit në La Liga, ndërsa vazhdon të ketë lider me 46 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë Sevilla (që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara).
Për Getafen janë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë dhe tash është ngritur në kuotën e 18 pikëve duke u shmangur me tri pikë nga zona e rrezikut. /Telegrafi/
https://twitter.com/OlcaySurmene/status/1477634308361883649