Site icon Telegrafi

Humbja e dytë e Prishtinës në ‘Europe Cup’

Skuadra vendase luajti më mirë në çerekun e parë, të cilin e mbylli me rezultat 28:19.

Kampioni i Kosovës ishte inferior ndaj kundërshtarit edhe në çerekun e dytë (27:22), ashtu që pjesa e parë përfundoi me rezultat 55:41 në favor të qipriotëve.

Loja më e mirë e nikoqirëve vazhdoi edhe në çerekun e tretë në të cilin shënuan 23 dhe pranuan 17 pikë duke e mbyllur me epërsi prej 20 pikësh (78:58).

Në pjesëlojën e fundit, Prishtina u angazhua më shumë dhe luajti më mirë duke e ulur diferencën e pikëve, porse nuk arriti ta parandalonte humbjen, pasi lojtarët vendas përsëri e ngritën epërsinë (23:26 ishte rezultati vetëm në këtë çerek). 

Kjo ishte humbja e dytë e Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup, ndërsa ka regjistruar një fitore në kuadër të Grupit K.

Më i miri në radhët e vendasve ishte McFadden me 28 pikë, derisa te skuadra kosovare spikati Dardan Berisha po me aq pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version