Klubi i Arsenalit ka thyer heshtjen pas protestave të shumta të tifozëve për shkarkimin e Arsene Wenger duke thënë se trajneri është në kontratë me klubin deri në fund të sezonit.
Wenger është nën presion shkaku i eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve kundër Bayenr Munich, dhe humbjes së vendit të katërt në kampionat.
Klubi ka lëshuar deklaratë të enjten me drejtorin Sir Chips Keswick.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për vëmendjen e fokusuar aktualisht në klub dhe e kuptojmë debatin”.
“Ne i respektojmë tifozët tanë dhe ata kanë të drejtë për opinionet e tyre të ndryshme individuale, por ne gjithmonë do ta drejtojmë klubin në interesa të mira dhe afatgjata”.
“Arsene ka një kontratë deri në fund të sezonit. Çdo vendim do të merret nga ne, do të komunikohet në kohën e duhur, në rrugën e drejtë”, thuhet në deklaratën e klubit. /Telegrafi/