Telegrafi

Humbin ndeshjen e futbollit 54-1!

Të gjithë lojtarët e ekipit të parë gjerman DJK Lowen janë suspenduar për një vit, pasi janë akuzuar se me qëllim i kanë lënë rivalët e tyre, Rheinkassell-Langel II, të fitojnë për të marrë promocionin.

Por Lowen së paku ka fituar një titull, pasi që autoritet e futbollit Cologne e kanë pranuar rezultatin.

"Ata kanë vendosur që Rheinkassell nuk ishte involvuar drejtpërdrejt në mashtrim, prandaj do të mbajnë pikët, dhe Lowen ka arritur që tani të jetë zyrtarisht ekipi më i dobët ndonjëherë në ligën e futbollit gjerman”, ka thënë një adhurues.