Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5043 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1341 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2163 janë shëruar.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Rastet e reja me COVID janë në këto bashki: 563 në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.