Telegrafi

Humbin jetën gjatë një aksidenti në Gjermani, babai dhe vajza 6-muajshe nga Deçani

Foto: Ilustrim

Një i ri nga Lluka e Emërme e Deçanit bashkë me vajzën e tij gjashtë muajshe ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit për këtë humbje.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, shkruan Ramosaj. /Telegrafi/