Site icon Telegrafi

Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur

Foto: Arkiv

Gjatë të martës ka ndodhur një aksident brenda punishtes në Minierën e Artanës, ku si pasojë dy punëtorë kanë humbur jetën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar për Telegrafin se një inxhinier dhe një minator kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut.

“Më konfirmuan se dy punëtorë kanë humbur jetën, saktësisht një inxhinier dhe një minator. Ka pasur shembje të dheut dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen dy punëtorë”, tha Sadiku.

Ai tha se nuk ka persona tjerë që kanë mbetur të ngujuar.

Sadiku tha se tashmë ndodhet në minierë dhe se po merret me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version