Site icon Telegrafi

Humbin jetën dy persona nga coronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 263 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 263 raste të reja nga 1.752 testime dhe dy humbje jete.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 111.

Ministria njofton se janë 5.406 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv – një qytetar nga Përmeti 58-vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 203.787 raste, prej tyre 195.247 janë shëruar, 5.406 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.134 persona.

 

 

 

Exit mobile version