Telegrafi

Humbin jetën dy persona në komunikacion në magjistralen Shtip-Veles

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë në komunikacion çka ndodhi sot në rrugën magjistrale Shtip-Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas inspektori për komunikacion në SPB Shtip, Vllado Petrov, fatkeqësia ka ndodhur në orën 14:15 në mes një veture dhe një mjeti transportues.

Dy veturat drejpërdrejtë janë përplasur me çka të dy vozitësit kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lënduar dhe dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Shtipit.

Për momentin po bëhen hetimet në vendin e ngjarjes nga organet kompetente, ndërsa komunikacioni në magjistralen Shtip-Veles është transferuar në rrugën e vjetër rajonale Shtip-Veles. /Telegrafi/