Site icon Telegrafi

Humbin jetën duke pastruar pusetën

Ngjarja e rëndë ndodhi ne zonën e quajtur Komuna e Parisit kur Osman Qerjako rreth moshës 40 vjeç dhe një person tjetër ende i paidentifikuar, punonin në zonë për të hapur një pusetë me qëllim pastrimin e saj.

Policia, tha se dyshohet, se të dy personat ranë në kontakt me fije telash me rrymë elektrike të një pompë uji që ndodhej në pusetë dhe për pasojë humbën jetën.

Dy viktimat janë punëtorë të një firme private dhe policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave në të cilat ndodhi kjo ngjarje/Telegrafi/.

Exit mobile version