Kompania amerikane Lucid është duke prodhuar veturat ashtu si ka planifikuar, por vështirë se kanë pasur përllogaritje të tilla financiare kur filluan këtë biznes.
Në tre muajt e fundit kanë prodhuar 1.550 vetura, nga të cilat i kanë shitur 1.457, por se vështirë që deri në fund të vitit do të arrijnë qëllimin – prodhimin e 10 mijë njësive, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet saktë se çfarë e shkaktoi ngadalësimin e prodhimit, por duket se ky nuk është problemi i tyre kryesor.
Siç raporton Bloomberg, Lucid humb 338 mijë dollarë për çdo njësi që e prodhojnë të Lucid Air, vlera e aksioneve të cilëve ka rënë për 25 për qind.
Këto janë shifra më të larta të vlerësimeve të humbjeve të kompania Rivian e cila çdo tremujor po qëndron mirë, derisa Lucidin po e rrezikon bankrotin nëse vazhdojnë me këtë tempo.
Megjithatë, Lucid planifikon t’i rregullojë gjërat në favor të kompanisë gjatë vitit 2024.
Do të duhej që muajin e ardhshëm të debutojë Lucid Gravity, SUV-i i ri i kompanisë, e është paralajmëruar partnerit me Aston Martinin, që sipas tyre nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm. /Telegrafi/