Ky është momenti kur një polic në Colorado, SHBA, ia shpëton jetën foshnjës 1-muajshe që humbi vetëdijen pasi ishte ngufatur nga qumështi i gjirit të ëmës.
Pamjet nga kamera e vendosur në uniformë, shfaq policin Nick Pacheco i cili futet me shpejtësi në shtëpinë e prindërve të foshnjës dhe ngjitet në katin e dytë, transmeton Telegrafi.
Ai merr foshnjën nga e ëma dhe e godet në shpinë disa herë, derisa foshnja kishte filluar të marrë ngjyrën e kaltër në fytyrë dhe nuk kishte vetëdije për shkak se nuk mund të merrte frymë.
Djaloshi i quajtur Carlos po ngufatej, por veprimi i policit arriti ta shpëtojë në sekondat e fundit. Madje dëgjohet foshnja duke qarë pasi këndellet.
E qytetarët e kanë cilësuar si akt heroik veprimin e policit, duke i thurur lavde nga më të ndryshmet. /Telegrafi/