Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka humbur nënën që në moshë të re.
Ajo shpesh ndan me fansat postime të ndryshme, gjersa nuk mungojnë as dedikimet për të ëmën e ndjerë.
E njëjta së fundmi ka publikuar në InstaStory një ngjarje, nëpërmjet së cilës ka dërguar edhe një mesazh të fuqishëm.
Krijuesja e hitit “Ki me bo” ua ka bërë me dije ndjekësve që t’i duan nënat e tyre, pasi janë bota e njerëzimit dhe se meritojnë dashuri të pa fund.
“Nuk kisha dëgjuar kohë të gjatë erë qumështi të zier. Isha tek një shoqe dhe nëna e saj kishte vënë qumështin të ziej për ta bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time. Më dolën lot. Po qaja si fëmijë sepse smë kishte ndodhur kurrë. Se di përse desha ta ndaj me juve”.
“Duajini nënat sepse janë bota e njerëzimit. Gjithë nënat e botës meritojnë dashuri pa fund”, kanë qenë fjalët e Tarakut.
Morena përndryshe që disa vite është zhvendosur për të jetuar në shtetin turk. /Telegrafi/