Site icon Telegrafi

Humbi të pamurit pasi tatuazhi shkoi tmerrësisht keq, 24-vjeçarja jep alarmin (Foto/Video)

Catt Gallinger tha se vendimi për të bërë tatuazh në syrin e saj ishte një “gabim i madh” dhe ajo po përballet me një procedurë të vështirë për rikthimin e të pamurit.

Ajo tha se ajo bëri tatuazhin, por tani ajo po i paralajmëron të tjerët për rreziqet dhe u kërkon atyre të bëjnë kërkime, përcjell Telegrafi.

Catt, 24-vjeçe nga Ottawa, Kanada, tha: “Siç edhe shihet unë do të duhet të gjej një specialist sepse jam në rrezik nga të mbeturit e verbër nëse nuk korrigjohet”.

“Unë kam qenë në spital tri herë. Unë kam përdorur pika antibiotike për javën e parë dhe pika steroide për katër ditë tani – por me shumë pak sukses për uljen e ënjtjes së brendshme. Ënjtja e jashtme zgjati pothuajse një javë”. /Telegrafi/

Exit mobile version