Site icon Telegrafi

Humbi prindërit dhe jo vetëm, gjendja e vogëlushit të mbijetuar në aksidentin e teleferikut në Itali është e qëndrueshme

Gjendja e Eitan, djalit pesë vjeçar që është i mbijetuari i vetëm i aksidentit të teleferikut të dielën në Piemonte, është e qëndrueshme.

Kështu siç shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi, kanë thënë të martën burimet në spitalin e fëmijëve Regina Margherita të Torinos.

Aksidenti katastrofal mori jetën e 14 personave, përfshirë prindërit e Eitan, stërgjyshërit e tij dhe një vëlla ose motër të tij dy-vjeçare.

Lexo po ashtu Pamje nga vendi i aksidentit të teleferikut në Itali - dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen që la të paktën tetë të vdekur

Siç bëhet e ditur, vogëlushi i është nënshtruar një skanimi MRI të hënën ku për fat të mirë nuk është zbuluar ndonjë shenjë të dëmtimit të trurit, thanë burimet.

Të martën mjekët do të fillojnë të heqin dorë nga ilaçet që po e mbajnë djalin “të qetë”.

Lexo po ashtu Kabina e teleferikut ishte "ndrydhur e tëra": Detaje dhe pamje të reja rreth aksidentit me 13 të vdekur në Itali

Familja e Eitan jetonte në Itali, por ishin me origjinë izraelite.

Ndryshe, në aksidentin në Itali, disa nga viktimat u gjetën të bllokuara brenda makinës, me të tjerët të hedhura në pyll.

Lexo po ashtu Aksidenti i teleferikut, këta ishin disa nga 14 viktimat e tragjedisë që tronditi Italinë

Teleferiku kishte rifilluar punën vetëm një muaj më parë pas bllokimit të vendit për shkak të Covid-19.

Zyrtarët thanë se sistemi i teleferikëve, i cili u hap për herë të parë në gusht 1970, kishte kaluar nëpër kontrolle të rregullta, me atë të fundit që u zhvillua nëntorin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version