Gjendet trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoshe që humbi në zonën e Semanit në Fier pak ditë më parë. Mësohet se trupi është gjetur 500 metra nga vendi ku kishte qëndruar për të peshkuar.
78-vjeçari humbi kontaktet me familjen prej disa ditësh, ndërsa ishte djali i tij ai që shkoi për të kallëzuar humbjen e të atit.
Kallëzimi u bë pasi djali Altin Xhoshe kishte shkuar në vendin ku peshkonte i ati, por aty kishte gjetur vetëm celularin dhe rrjetat e peshkimit.
Dyshimet e para ishin për një arrest kardiak dhe më pas marrja nga rrjedha e lumit, ndërsa tani mbetet për t’u parë se çfarë do të nxjerrë autopsia, raporton ABC. /Telegrafi/