Telegrafi

Humbi në Karaburun, gjendet në gjendje të mirë shëndetësore 64-vjeçarja nga Tirana

Një 64-vjeçare nga Tirana humbi kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turistike të dielën, të cilët ndodheshin në Karaburun për të eksploruar natyrën.

Burime bëjnë me dije se shtetasja Drita Elezi është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore nga ekipet e kërkim shpëtimit.

64-vjeçarja humbi kontaktet me grupin që po eksploronte gadishullin për shkak të mjegullës.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti, duke u finalizuar me sukese. /Telegrafi/