Fituesi i “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj, ka qenë i ftuar në Wazzup të Klan Kosovës, ku gjatë emisionit i ka humbur ndjenjat.
Ndërkohë që ishin nisur me nikoqirin Enur Pakashtica për të luajtur një lojë, ai ka rënë pa ndjenja.
Nuk kanë munguar edhe dyshimet se e gjithë situata mund të ishte një inskenim, porse Veseli ka bërë një postim në rrjetet sociale për ta sqaruar situatën.
“Shoqëri e familjarë, më falni shumë që ju kam shqetësuar. Ishte vetëm moment që nuk u ndjeva mirë”.
“Jam mirë, faleminderit shume për interesimin”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ndryshe, Vesel Kurtishaj u bë i njohur edhe si prezantues, falë disa programeve që ka drejtuar në të kaluarën.
Ai njihet më së shumti si fitues i spektaklit “Big Brother Albania 8”, ndërsa është emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv. /Telegrafi/