Site icon Telegrafi

Humbi mbi 38 kilogram, pasi turpërohej të postonte fotografitë e veta në rrjetet sociale (Foto)

Një grua e cila prej vitesh ndihej e turpëruar të postoj fotografi të veta në rrjetet sociale për shkak të peshës së saj, ka arritur më në fund të humb mbi 38 kilogram.

Amanda Woods nga Aberdeen, dikur vishte fustanet me numër 52 dhe për shkak të mbipeshës, ajo gjithmonë ndihej e kompleksuar dhe e turpëruar të pozoj para aparatit gjatë ceremonive martesore të vëllezërve të saj, dhe madje nuk dëshironte të dilte në foto me të birin Magnus, transmeton Telegrafi.

Por më në fund kjo nënë, e ka marrë situatën nën kontroll duke e transformuar plotësisht trupin e saj, që dikur mendonte se e kishte të shëmtuar.

Amanda një ditë vendosi të heq dorë nga ushqimi kalorik dhe me shumë yndyrë, dhe kështu filloi të ushtroj rregullisht në palestër.

“Më kujtohen fotografitë profesionale të martesave të vëllezërve të mi. Unë asnjëherë nuk kam qëndruar pranë objektivit të aparatit ose shpesh isha unë ajo që dëshiroja t’i fotografoja të tjerët, dhe sa herë që e shoh veten sa e trashë kam qenë shokohem me veten. Edhe pse i përdorja fustanet që i kisha blerë gjatë shtatzënisë, prapë se prapë është dashur të përdorja shtrënguese për të zvogëluar barkun sepse nuk mund të ulesha lirshëm”, ka deklaruar Amanda.

Por në maj të vitit të kaluar, ajo iu nënshtrua një diete strike por duke mos anashkaluar edhe ushtrimet në palestër, dhe kështu arriti të humb mbi 38 kilogram.

Tani ajo vesh fustane me numër 40, dhe pranon se ndihet tejet e lumtur me linjat trupore që i ka krijuar me shumë mund. /Telegrafi/

Exit mobile version