Rasmus Johansson ka dhënë shfaqje të mahnitshme me makinën e borës, derisa merrte pjesë në Winter X Games që u zhvillua në Suedi.
Mirëpo, 24-vjeçari e humbi kontrollin në çastet e fundit dhe u rrëzua, pasi nuk e llogariti mirë hapësirën në atë pjesë të thepisur, transmeton Telegrafi.
Derisa makina ra me pjesën e përparme, ai shmangu përplasjen dhe si një profesionist ra me pjesën anësore, duke shmangur çdo lëndim.
Sikur mos të ishte kjo humbje kontrolli, Johansson mund të ishte ndër më të mirët e kësaj gare, ku morën pjesë më se 150 sportistë të kategorive të ndryshme. /Telegrafi/