Telegrafi

Humbi kontrollin mbi kamionin me plotë tulla, rrokulliset në qendër të qytetit – lëndohen pesë të moshuar në Peru

Pesë persona të moshuar janë lënduar kur një kamion që transportonte tulla, humbi kontrollin dhe u fut në kahjen e kundërt të rrugës në Peru.

Kamerat e sigurisë shfaqin kamionin që përplaset me një veturë tjetër në lindje të kryeqytetit Lima, duke bërë që e tërë ngarkesë që ishte në rimorkio të shpërndahet nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

E shumë vetura u detyruan të largohen nga rruga për shkak të shoferi i kamionit nuk mund ta ndalte mjetin transportues, derisa lëvizje në qendër të qytetit.

Kamioni pas kthesës së fortë u rrokullis, duke bërë që tullat të shpërndahen nëpër rrugë dhe të lëndojnë pesë persona të moshuar.

Ekipet e shpëtimit dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke i dërguar të lënduarit me urgjencë në spital, kurse shkaku i aksidenti thuhet të ishte një defekt teknik në kamion. /Telegrafi/