Telegrafi

Humbi kontrollin gjatë transmetimit live, kur qeni që mbante në duar nisi të urinoi (Video)

Susana Gimenez është prezantuesja e famshme nga Argjentina, që humbi kontrollin kur një qen i vogël që mbante në duar, nisi të urinoi derisa emisioni po transmetohej live.

Aktorja dhe modelja 73-vjeçari, filloi të bërtiste dhe kërkoi ndihmën e asistentëve, pasi veshja e sipërme iu ndot nga kafsha e vogël, transmeton Telegrafi.

Intervistat me shumë të famshëm nga mbarë bota, tani do të mbeten në hije, shkaku i pamjeve ku veterania e prezantimit u sjell me shumë histeri.

Mësohet se ajo ka kërkuar falje për reagimin e ekzagjeruar, ndërsa ka paralajmëruar se edicionet e ardhshme do ketë shumë befasi të këndshme. /Telegrafi/