Susana Gimenez është prezantuesja e famshme nga Argjentina, që humbi kontrollin kur një qen i vogël që mbante në duar, nisi të urinoi derisa emisioni po transmetohej live.
Aktorja dhe modelja 73-vjeçari, filloi të bërtiste dhe kërkoi ndihmën e asistentëve, pasi veshja e sipërme iu ndot nga kafsha e vogël, transmeton Telegrafi.
Intervistat me shumë të famshëm nga mbarë bota, tani do të mbeten në hije, shkaku i pamjeve ku veterania e prezantimit u sjell me shumë histeri.
Mësohet se ajo ka kërkuar falje për reagimin e ekzagjeruar, ndërsa ka paralajmëruar se edicionet e ardhshme do ketë shumë befasi të këndshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/1hExIO9QZGQ