Telegrafi

Humbi kontrollin gjatë lëshimit me parashutë, ra mbi pemë dhe shpëtoi pa lëndime (Video)

Parashutisti i paemëruar ka përjetuar një moment të tmerrshëm, pasi u lëshua në një hapësirë malore në Kossen të Austrisë.

Erërat e forta ia kanë humbur kontrollin, ndërsa ai është munduar të largonte litarët dhe të shfrytëzonte rezervën, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk ia doli ta hapte, pas spiraleve që bëri në ajër ra në një pjesë me pemë, degët e të cilave ia lehtësuan rënien.

Pas gjashtë ditëve qëndrimi në spital, atë e kanë lëshuar në shtëpi pa i kryer ndonjë intervenim kirurgjik, sepse nuk kishte ndonjë lëndim të madh. /Telegrafi/