Yin Yanlei nga Kina, po mblidhte arra të pishës, ndërsa qëndronte në shportën e balonës që lëvizë me hidrogjen.
Por, ai ka humbur kontrollin dhe i është shkëputur mbajtësja, duke bërë që të ngjitet afro 100 kilometra në lartësi, transmeton Telegrafi.
“Shihja vetëm retë, malin dhe fshatin ku jetoj. Më dukej sikur ishte fundi i jetës”, ka thënë Yanlei.
Duke mos pasur qasje në telefon, sikur mos të ishte ndihma e banorëve që i lajmëruan mbrojtësit e rendit, jeta tij do ishte në rrezik.
Ata i kanë dhënë instruksione, se si të manovronte balonën dhe të kthehej poshtë i pa lënduar. /Telegrafi/
https://youtu.be/0JaW4QH8XDI