Nënë e bijë po shikonin të qeta televizion në shtëpinë e tyre në Worcestershire të Anglisë, kur në dhomë iu hyri një veturë.
Mel Beattie po vuan me shtatë brinjë të thyera dhe mushkëri të dëmtuar, teksa vajza e saj 15-vjeçare i ka thyer dy brinjë dhe njërin kyç të këmbës, kur një Audi A4 hyri në shtëpinë e tyre gjatë orëve të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.
Aty ndodhej edhe babai Robert Beattie, por shpëtoi i pa lënduar.
Viktimat janë duke u shëruar në spital, teksa shoferi që doli prej derës së pasagjerit është arratisur pa gjurmë.
“Ia pash vetëm kokën dhe shpinën, jo edhe fytyrën”, ka thënë Beattie, duke shtuar se dhoma ishte mbushur me pluhur, ndërsa ato ndjehen të lumtura që janë gjallë.
Policia është duke bërë hetime për drejtuesin e veturës, ndërsa kërkojnë ndihmën e të gjithëve në përpjekje për ta gjetur. /Telegrafi/