Telegrafi

Humbi kokën para një jave, pula është ende shëndosh e gjallë (Video)

Free-range hens (chicken) on an organic farm, freely grazing on a meadow. Organic farming, animal rights, back to nature concept.

Një pulë të cilës i është prerë koka para një javë, është ende gjallë dhe shëndosh, ndërsa u adoptua prej veterinerit që po e quan ‘luftëtare e vërtetë’.

Shpeza e lënduar, është gjetur në Ratchaburi, që ndodhet në pjesën qendrore të Tajlandës, transmeton Telegrafi.

Filmimet që janë shpërndarë, e tregojnë atë me qafë të përgjakur, ndërsa qëndron në këmbë dhe lëvizë pa problem.

Supakadee Arun Thong e adoptoi pulën, të cilës po i vë në fyt ushqim dhe antibiotikë. “Ka jetë dhe dëshiron të jetojë. Ne po e ushqejmë dhe mirëmbajmë” ka thënë veterineri Thong.

Mësohet se në Utah të Shteteve të Bashkuara, një pule që i ishte hequr koka më 1945, ka jetuar edhe 18 muaj të tjera. /Telegrafi/