Një pulë të cilës i është prerë koka para një javë, është ende gjallë dhe shëndosh, ndërsa u adoptua prej veterinerit që po e quan ‘luftëtare e vërtetë’.
Shpeza e lënduar, është gjetur në Ratchaburi, që ndodhet në pjesën qendrore të Tajlandës, transmeton Telegrafi.
Filmimet që janë shpërndarë, e tregojnë atë me qafë të përgjakur, ndërsa qëndron në këmbë dhe lëvizë pa problem.
Supakadee Arun Thong e adoptoi pulën, të cilës po i vë në fyt ushqim dhe antibiotikë. “Ka jetë dhe dëshiron të jetojë. Ne po e ushqejmë dhe mirëmbajmë” ka thënë veterineri Thong.
Mësohet se në Utah të Shteteve të Bashkuara, një pule që i ishte hequr koka më 1945, ka jetuar edhe 18 muaj të tjera. /Telegrafi/
https://youtu.be/dby_iQ93tAs