Video e një djali të vogël duke kërcyer me një këmbë protezë është bërë virale në mediat sociale.
Ahmad Rahman shihet duke kërcyer në një Qendër Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Afganistan.
Sipas një raporti të Kryqit të Kuq, ai humbi këmbën në një shpërthim mine kur ishte vetëm 8 muajsh.
5-vjeçari vendosi protezën vetëm kohët e fundit. Dhe reagimi i tij me këmbën e re i përloti dhe preku të gjithë. /oranews/