Site icon Telegrafi

Humbi gjithë familjen nën rrënoja, niset drejt Italisë për mjekim i vetmi i mbijetuar i familjes Cara

I vetmi i mbijetuar i familjes Cara në Thumanë, Albert Cara, është nisur sot drejt Italisë, për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, pas lëndimeve të marra nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Cara është nisur këtë mesditë me avion nga aeroporti i Rinasit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Albert Cara humbi të gjithë familjen në tërmetin e 26 nëntorit, gruan Fatmiren, dy djemtë Hasanin dhe Almirin, vajzën Erisa, të fejuarën e Almirit, Stelën, nusen e xhaxhait, Anthi, dhe mbesën e saj Sadajan. Ndërkohë, nga rrënojat u nxorë e gjallë Lindita Cara, vajza e xhaxhait të Albert Carës (nëna e Sadajanës), pas rreth 15 orësh nën rrënoja.

“Albert Cara, 54 vjeç, i cili falë këmbënguljes së forcave të kërkim/shpëtimit u nxorrë i gjallë, por me dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, nga rrënojat ku humbi tërë familjen po dërgohet për trajtim më të specializuar, në një ndër klinikat më prestigjioze të Italisë”, ka shkruar Edi Rama, teksa publikon dhe videon, që tregon momentin e nisjes së 54-vjeçarit drejt Italisë. /ballkanweb/

Exit mobile version