Matt Manson vështroi kamionin e tij të djegur nga zjarret që ndodhën ditëve të fundit Oregon.
Ashtu sikurse banorët e tjerë të qytetit të vogël të Feniksit, kur u kthye në lagje pa se zjarri kishte shkrumbuar shtëpinë e tij.
“Zjarri e shkriu menjëherë motorin e kamionit tim”, tha Manson.
“Kam humbur të gjitha mjetet e mia. Nuk mund të punoj ndërsa kitarat me vlerë prej 30 mijë dollarëve janë zhdukur të gjitha”, u shpreh ai për reuters, përcjell Telegrafi.
Manson i cili tani zotëron vetëm një çantë shpine, u përpoq të gjente fjalët për të përshkruar shkatërrimet nga zjarri, gjerësisht qytetin Siskiyo rreth 210 milje në jug të Portland.
“Duket sikurse një luftë ka ngjarë këtu”, rrëfeu banori. /Telegrafi/