Site icon Telegrafi

Humbi gishtin e dorës nga kanceri i lëkurës – mjekët ia transplantojnë gishtin e madh të këmbës

Audrey Gaddis e cila punonte si higjieniste dentare për 40 vjet, frikësohej se karriera e saj do të merr fund kur u diagnostikua me kancer të lëkurës në gishtin e madh të duarve.

Mirëpo, falë mjekëve të saj, ata ishin në gjendje t’ia hiqnin gishtin në duar duke ia transplantuar gishtin e madh të këmbës, në mënyrë që të mund ta përdorte dorën sikur më parë.

Audrey, 65 vjeçe, nga Bryson City, Karolina e Veriut thotë se ka punuar në profesionin e saj për 44 vjet.

“Unë e dua punën time, pacientët dhe kolegët e mi”, tha ajo.

“Mendoja se edhe sa vite do të vazhdojë këtë punë, situata me gishtin tim pothuajse më ndryshoi planet”, u shpreh Gaddis.

Audrey vuri re që diçka nuk shkonte në mars të vitit 2017, kur ajo pa disa pika në gishtin e madh të dorës së djathtë./Telegrafi/

Exit mobile version