Site icon Telegrafi

Humbi gishtin e dorës derisa punonte me motosharrë – e ruajti në frigorifer pasi i thanë mjekët se nuk mund t’ia ngjitin – e përdor për ta hapur telefonin

Një burrë 53-vjeç, ka arritur që me gishtin e tij të këputur ta hap telefonin e tij të mençur. E gjitha ndodhi pasi kishte ruajtur gishtin e këputur në frigorifer, pasi e kishte humbur derisa po punonte me motosharrë.

Videoja dyminutëshe shfaq Yuri Vinogradov nga Bjellorusia, i cili arrin ta hapë telefonin me gishtin e këputur. Ai këtë e arrin pasi e shkrin në ujë të nxehtë dhe e pastron mirë, transmeton Telegrafi.

Ai kishte humbur gjysmën e gishtit tre muaj më parë derisa po punonte, e pasi që mjekët i kishin thënë se nuk mund t’ia ngjitin për shkak të moshës dhe problemeve me diabet, vendosi ta ruaj në frigorifer për të bërë eksperimente.

Për ta dëshmuar që gishti ishte ende i padëmtuar, e nxorri nga frigoriferi dhe tentoi ta hap telefonin – por një gjë e tillë fillimisht nuk funksionoi.

E futi në ujë të nxehtë për ta shkrirë – pasi e pastroi tentimi i tij pati rezultate, telefoni iu hap pa ndonjë problem. /Telegrafi/

Exit mobile version