Një grua u arrestua pasi shkaktoi një incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Fort Lauderdale-Hollywood duke bërtitur në drejtim të një punonjësi të aeroportit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sabrina Rey Thomas, 26 vjeç, u kap nga kamerat derisa bërtiste në drejtim të nëpunësit, pasi ajo humbi fluturimin e saj.
Linja ajrore pretendon se Thomas nuk u lejua të hipte në aeroplanin e saj për shkak të indikacioneve se ishte e dehur.
Pas incidentit, Thomas mori çantat e saj dhe filloi të largohej, ku më pas u arrestua.
Megjithatë, Thomas mohoi përdorimin e alkoolit ose ilaçeve kur u pyet nga zyrtari.
Për shkak të sjelljes së saj të paarsyeshme, Thomas u dërgua në spital si një pacient me gjendje jo të qëndrueshme emocionale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CXZLEyR6hxA