Site icon Telegrafi

Humbi familjen nga zjarri që “shkrumboi” Athinën, letra rrëqethëse e gruas lexohet live në televizion (Video)

Mediat greke kanë publikuar së fundmi një letër, ku një grua që humbi bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur nga zjarri i rënë në Athinë, tregon momentet e tmerrit.

Kjo letër ka përlotur madje edhe gazetarin Babis Papanagiotou, përcjell Dita, i cili e ka lexuar në Skai Tv live letrën e gruas.

“Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila gjithmonë ishte një luftarake që provoi në çdo mënyrë. E di që Grigoris do të kishte bërë gjithçka për t’i shpëtuar.

Fakti që ai dështoi ishte thjesht vullneti i Zotit. Ende më kumbon në vesh zëri i frikësuar i Andreas: “Kam frikë mami, jam shumë i shqetësuar, por do të qëndrojë i fortë. Nuk dua që të vish, pasi gjithçka është mbyllur dhe ndoshta nuk ia del dot. Unë u përpoqa t’i arrij ata, katër orë përpjekje që t’u afrohesha.

Më pas hoqa dorë nga përpjekjet, duke menduar që mos të rrezikoja as unë. Nuk kam fjalë. Po përpiqem që të identifikoj familjarët e mi, pasi shteti e ka humbur plotësisht kontrollin në këtë drejtim-unë mund t’ju them se kam humbur gjithçka. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë!”, shkruan ajo.

Vajza e saj Evita, 13 vjeçe, për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit u hodh nga shkëmbi në 15 metra lartësi në det e fatkeqësisht gjeti vdekjen, ndërsa i biri, Andrea, 11 vjeç, vdiq bashkë me babain e tij 54-vjeçar, Grigoris.

https://www.youtube.com/watch?v=FwtFP3ArjRo

Exit mobile version