Telegrafi

Humbi dy penallti vendimtare – Corinthians tallet duke i bërë kartë anëtarësimi yllit të Boca Juniors, Benedetto që “i dërgoi” në çerekfinale

(Foto: Screenshot/Twitter/Corinthians/Getty)

Dario Benedetto e ka eliminuar Boca Juniorsin nga Copa Libertadores në mënyrë të turpshme kur e dërgoi topin lart mbi portë gjatë ekzekutimit të penalltisë.

Ishte një ndeshje zhgënjyese për sulmuesin argjentinas, i cili po ashtu dështoi nga pika e bardhë edhe gjatë kohës së rregullt në sfidën e 1/8 së finales ndaj Corinthians duke e goditur shtyllën.

Skuadrat jugamerikane luajtën pa gola, ashtu që fituesi u vendos me ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave.

Boca ishte duke avancuar me rezultat 3-2 në penallti kur Benedetto ekzekutoi penalltinë e radhës. Ai e humbi mundësinë duke e goditur topin lart mbi portë drejt publikut.

Skuadra e tij i realizoi dy penalltitë e radhës për të mbetur në garë, ndërsa Juan Ramirez e humbi penalltinë vendimtare dhe Corinthians u kualifikua në çerekfinale të Copa Libertadores, ku do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Deportes Tolima dhe Flamengo. /Telegrafi/

Corinthians nuk e humbi rastin të tallej me ish-futbollistin e Marseille duke publikuar një kartë anëtarësimi nga grupi i tyre i tifozëve me fotografinë dhe emrin e sulmuesit të shtypur në të. /Telegrafi/