Site icon Telegrafi

Humbi dëgjimin kur ishte tre muajsh, por Rinor Rrahmani është ndër frizerët më të njohur në Gjilan

Rinor Rrahmani  edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, është shumë i përkushtuar në punën që bën. Ai ka hapur lokalin për frizer, por edhe bën punë vullnetare në spital, ku i bën prerje të flokëve njerëzve që janë aty.

Ka gjetur mënyra të ndryshme të komunikimit me klientët e tij.

Edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, kjo nuk e ka penguar Rinorin asnjëherë që të ndjek ëndrrat e pasionet e tij.

Rinor Rrahmani është frizer i njohur në qytetin e Gjilanit, i cili e ka hapur lokalin e tij qe disa vite.

Humbja e dëgjimit ka ndikuar që Rinori të ketë vështirësi edhe në të folur.

Vëllau i tij, Syart Rrahmani  ka thënë se Rinori është i përkushtuar në punën që bënë.

“Rinori këtë punë e bën prej dhjetë vitesh. Fillimisht ka bërë praktikë në një sallon afër e më pas ka hapur edhe sallonin e vet prej pesë vitesh. Është shumë i përkushtuar ndaj punës dhe e respekton orarin në maksimum”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Syart Rrahmani.

Rinor Rrahmani bën edhe punë vullnetare në spital.

Ai i bën prerje të flokëve pleqve, të cilët qëndrojnë për një kohë më të gjatë aty.

“Ka bërë edhe punë vullnetare në spital. U ka bërë prerjen e flokëve pa ndonjë kompensim të moshuarve dhe pacientëve të shtrirë në Spitalin e Gjilanit…Ai i kupton shumë mirë klientët. Me anë të duarve dhe shkrimit ai merr kërkesat nga klientët e tij”, thotë më tej Syart Rrahmani, përcjell Telegrafi.

Noli’s Style është emri i lokalit që ai e ka hapur.

Përveç kësaj sipas familjarëve të tij, Rinori ka edhe shumë ëndrra të tjera, të cilët mendon t’i realizoj dhe për këtë është frymëzim për të gjithë ata që e njohin. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version