Një burrë nga Turqia ka mbuluar veturën e tij me 11 mijë domino, pasi humbi bastin me një mik të tij.
Murat Tokmak kishte vënë bast me një mik se do ta mbulojë veturën e tij me domino, nëse humb derisa luan Rumminkub me miqtë, transmeton Telegrafi.
E kur humbi lojën, ai veturën e tij prodhim të vitit 1976, e mbuloi me domino për gjashtë ditë dhe atë me ndihmën e gjashtë shokëve.
Imazhet e veturë në trafik janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë fituar vëmendje të madhe, sikurse të qytetarëve ashtu edhe të policëve.
Madje policët kanë ndaluar qarkullimin e saj në trafik, madje i kanë shqiptuar një tiketë pronarit të saj – Tokmakut. /Telegrafi/