Site icon Telegrafi

Humbi 95 kg, por ja si duket tani (Foto)

Një mësuese e shkollës fillore, ka veshur bikini për herë të parë në jetën e saj pas humbjes së 95 kilogramë dhe heqjes së 5 kilogramë lëkurë të tepërt.

29-vjeçarja Mallory Buettner, nga Quinte West në Ontario Kanada, vendosi dy vite më parë që t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut pasi pesha e saj kishte kaluar 180 kg.

Lexo po ashtu Dikur kishte 142 kilogramë dhe të gjithë e përqeshnin dhe e quanin të trashë, por sot të gjithë duan të dalin me të (Foto)

Më 30 qershor të këtij viti për të përfunduar transformimin e saj, Mallory iu nënshtrua sërish një operacioni për të hequr nga trupi i saj rreth 5 kilogramë lëkurë të tepërt që i ishte formuar nga rënia drastike në peshë, transmeton mapo.

Lexo po ashtu Njihuni me burrin që dikur kishte 202 kilogramë, por që sot ia kanë të gjithë lakmi për linjat trupore (Foto)

Por trupi i saj i ri ka edhe një çmim të madh për t’u paguar, duke përfshirë komplikimet në kirurgji, dhe anulimin e martesës me të fejuarin, i cili sipas saj nuk binte dakord me jetën e saj të re.

Exit mobile version